ALPAsEU

ALBANIAN PROTECTED AREAS IN THE FRAME OF EU INTEGRATION
Jean Monnet Module

Rreth ALPAsEU Tematikat Aktivitete Perfituesit

ZONAT E MBROJTURA SHQIPTARE NË KORNIZËN E INTEGRIMIT NË BASHKIMIN EUROPIAN

ALPAsEU është Moduli i ri Jean Monnet, i shpallur fitues në thirrjen ERASMUS-JMO-2022-MODULE, që do të zbatohet në FHF të UT-së nga grupi fitues, nën drejtimin e Prof. asoc. dr. Sonila PAPATHIMIU, Koordinatore e projektit.

Moduli Jean Monnet ALPAsEU, do të zhvillohet si një kurs multidisiplinar, që ndërthur informacionet Mjedisore, Shoqërore, Ekonomike, GIS/RS dhe do t'i njohë studentët dhe të interesuar të tjerë me direktivat e BE-së dhe modelet më të mira për menaxhimin e qëndrueshëm të Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë. Gjatë zbatimit të projektit do të realizohen edhe 3 shkolla verore me të njëjtën tematikë.

Objektivat kryesore të ALPAsEU janë:

1. Pajisja e studentëve me mjete dhe njohuri multidisiplinare për të analizuar lidhjen midis teorisë dhe praktikës në kuadër të procesit të Integrimit në BE dhe Marrëveshjen e Gjelbër.

2. Modernizimi dhe rritja e cilësisë së programeve Master në FHF, duke përdorur teknologjinë e të dhënave gjeo-hapësinore (GIS/RS) në zgjidhjen e problemeve reale.

3. Ofrimi i njohurive dhe aftësive në studimet bashkëkohore të BE-së, Direktivat Mjedisore dhe Zonave të Mbrojtura.

4. Inkurajimi i studentëve të programeve master shkencor, përfaqësueseve të institucioneve, mediave dhe studiuesve për t'u përfshirë në debatin e çështjeve mjedisore, sociale dhe ekonomike të ZM-ve shqiptare dhe europiane.