ALPAsEU

ALBANIAN PROTECTED AREAS IN THE FRAME OF EU INTEGRATION
Jean Monnet Module

Rreth ALPAsEU Tematikat Aktivitete Perfituesit

AKTIVITETE

MODULI ALPAsEU

Ky Modul i pajis studentët me informacion të gjerë dhe të përditësuar në lidhje me rrjetet e Zonave të mbrojtura (ZM) në Europë dhe kategorizimi sipas IUCN-së. Studentët aftësohen të identifikojnë problematikat kryesore në menaxhimin dhe ruajtjen e ZM-ve ndërkufitare si dhe do të jenë në gjendje të analizojnë dhe krahasojnë praktikat më të mira europiane në matjen, modelimin dhe vlerësimin e shërbimit të ekosistemeve të mbrojtura.

AKTIVITETE

MODULI ALPAsEU

U mbyll me sukses Shkolla Verore “Menaxhimi i Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë, si kontribut për Integrimin në BE”, e organizuar në 10-13 tetor 2023, në kuadër të projektit Jean Monnet Modul “ALPAsEU_Albanian Protected Areas in the Frame of EU Integration”.

AKTIVITETE

MODULI ALPAsEU

Në ditën e katërt të Shkollës Verore_“Menaxhimi i Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë, si kontribut për Integrim në BE” u zhvilluan leksione nga PhD. Enkela Begu; PhD. Ermal Sina dhe PhD kandidat Armela Xhaho.

AKTIVITETE

MODULI ALPAsEU

Në ditën e tretë të Shkollës Verore_“Menaxhimi i Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë, si kontribut për Integrim në BE” u zhvilluan leksione nga PhD. Esmeralda Laçi dhe Prof.asoc.Dr. Sonila Papathimiu.

AKTIVITETE

MODULI ALPAsEU

Në ditën e dytë të Shkollës Verore_“Menaxhimi i Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë, si kontribut për Integrim në BE” u zhvilluan leksione nga Dr. Juliana Marko dhe PhD. Enkela Begu.

AKTIVITETE

MODULI ALPAsEU

Në ditën e parë të Shkollës Verore “Menaxhimi i Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë, si kontribut për Integrim në BE”, në kuadër të Projektit Jean Monnet ALPAsEU, ishin të ftuar Dekani i Fakultetit të Historisë, Prof. dr. Sabri Laçi, zv. Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. asoc. Dr. Bernard Dosti dhe anëtarë nga stafi akademik i Fakultetit.

AKTIVITETE

MODULI ALPAsEU

Cikli i parë i leksioneve dhe seminareve të modulit Jean Monnet "ALPAsEU", financuar nga BE, u mbyll me sukses me ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave. Në ceremoni mori pjesë Prof. dr. Sabri Laçi, Dekan i FHF-së dhe pjesë e grupit të ALPAsEu! Ai i nxiti studentët që të marrin pjesë në trajnime dhe projekte që ofrohen nga Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Faqja zyrtare dhe Universiteti i Tiranës! Se shpejti, do të jetë thirrja e re për shkollën verore në kuadër të Modulit Jean Monnet "ALPAsEU".

AKTIVITETE

MODULI ALPAsEU

Ne vazhdim te leksioneve dhe seminareve te ALPAsEu, PhD. Enkela Begu, shpjegoi raste studimore ne lidhje me perdorimin e GIS dhe RS per hartografimin, analizimin dhe menaxhimin e Zonave te Mbrojtura. Studentet praktikuan duke perzgjedhur Zona te Mbrojtura shqiptare. Ne fund te leksioneve dhe seminareve per GIS dhe RS, studentet perseriten njohurite e marra me nje quiz ne Kahoot.

AKTIVITETE

MODULI ALPAsEU

Prof. dr. Sabri Laçi dha leksione në lidhje me përfshirjen e politikbërësve dhe kornizën teknike për vlerësimin e zonave të mbrojtura. Studentët u njohën me aspekte të ndryshme të politikave Europiane dhe shqiptare në hartimin dhe zbatimin e politikave për ruajtjen dhe restaurimin e tyre. Gjithashtu, ata u njohën edhe me disa aspekte të vlerësimit të zonave të mbrojtura.

AKTIVITETE

MODULI ALPAsEU

GIS (SIG) dhe Remote Sensing jane shume te rendesishem per krijimin, integrimin dhe analizimin e te dhenave hapesinore per Zonat e Mbrojtura dhe ne ALPAsEu nuk mund te mungonin leksionet dhe rastet studimore ne lidhje me to. PhD. Enkela Begu, ofroi ekspertizen e saj me leksione per njohjen e pervojave me te mira bashkekohore ne perdorimin e teknologjise SIG (Sistemet e Informacionit Gjeografik) dhe RS (Remote Sensing) ne fushen e kerkimit shkencor, i cili mbeshtet menaxhimin dhe ruajtjen e biodiversitetit ne pergjithesi dhe vecanerisht ne Zonat e Mbrojtura. Rendesia dhe perfitimet e teknologjise RS u diskutuan dhe u praktikuan me rast studimi ne lidhje me dinamikat e peizazhit dhe biodiversitetit ne Zonat e Mbrojtura.

AKTIVITETE

MODULI ALPAsEU

ALPAsEu ne javen e peste te leksioneve me informacione dhe diskutime rreth aktiviteteve kryesore ekonomike ne disa zona te mbrojtura dhe ne afersi te tyre si dhe parimeve te zhvillimit te qendrueshem per gjithsecilin. Vemendje e vecante iu kushtua parimeve te Turizmit te qendrueshem dhe nxitjes se Ekoturizmit. Nuk munguan aktivitetet e shumta me aplikacionet si kahoot; mentimeter etj.

AKTIVITETE

MODULI ALPAsEU

Ne javen e katert vazhduam me leksione dhe prezantime rreth Zonave te Mbrojtura Nderkufitare dhe vecanerisht Parqet Nderkufitare te programit EUROPARC. Pjesemarresit ne Modulin Jean Monnet ALPAsEu prezantuan per Parqe Nderkufitar te ndryshem. Ne fund perseritje argetuese dhe pushtime tokash me kahoot.

AKTIVITETE

MODULI ALPAsEU

Ne javen e trete te Modulit Jean Monnet ALPAsEu, PhD. Esmeralda Laci dhe Prof.asoc.Dr. Sonila Papathimiu vazdhuan me leksionet ne lidhje me Perfitimet sociale dhe ekonomike nga Zonat e Mbrojtura; Pasqyra europiane dhe hyrje ne metodologjine e vleresimit te perfitimeve si dhe me Udhezimet per forcimin e rolit te Zonave te Mbrojtura ne zhvillimin e qendrueshem social-ekonomik, si dhe me Zonat e Mbrojtura Nderkufitare ne Europe dhe rastet e suksesshme.

AKTIVITETE

MODULI ALPAsEU

Ne javen e dyte te Modulit Jean Monnet ALPAsEu, PhD Esmeralda Laci dha leksione ne lidhje me Impaktet sociale te Zonave te Mbrojtura Europiane dhe rekomandimet per politikat; Perfitimet sociale dhe ekonomike nga Zonat e Mbrojtura; Pasqyra europiane dhe hyrje ne metodologjine e vleresimit te perfitimeve si dhe me Udhezimet per forcimin e rolit te Zonave te Mbrojtura ne zhvillimin e qendrueshem social-ekonomik.

AKTIVITETE

MODULI ALPAsEU

Filloi Moduli Jean Monnet ALPAsEU ne Fakultetin e Historise dhe Filologjise! Financuar nga BE! Ne dy leksionet e para ne dt. 9 dhe 10 mars pjesemarresit u njohen me Historikun e Zonave te Mbrojtura Europiane dhe Shqiptare si dhe me Politikat Europiane dhe Shqiptare per Zonat e Mbrojtura!