PËRMBLEDHJE DHE REZULTATET E TË NXËNIT

Ky Modul i pajis studentët me informacion të gjerë dhe të përditësuar në lidhje me rrjetet e Zonave të mbrojtura (ZM) në Europë dhe kategorizimi sipas IUCN-së. Studentët aftësohen të identifikojnë problematikat kryesore në menaxhimin dhe ruajtjen e ZM-ve ndërkufitare si dhe do të jenë në gjendje të analizojnë dhe krahasojnë praktikat më të mira europiane në matjen, modelimin dhe vlerësimin e shërbimit të ekosistemeve të mbrojtura.

Studentët do të kenë mundësinë të pajisen me një rishikim gjithëpërfshirëse të literaturës në lidhje me ndikimet sociale të ZM-ve evropiane dhe të aftësohen për të nxjerrë në pah drejtime të reja për kuadrot aktuale të politikave në rajon. Ata do të njihen me kostot dhe përfitimet sociale jo-ekonomike të perceptuara të ZM-ve dhe do të identifikojnë 7 kategoritë kryesore të ndikimeve sociale. Nëpërmjet punëve praktike do të nxiten të propozojnë që planifikimi i politikave për ruajtjen e biodiversitetit në Shqipëri duhet të përfshijë vlerësime subjektive të kostove dhe përfitimeve sociale me synimin për të arritur një rritje të përfitimeve për njerëzit dhe shpërndarjen e tyre të barabartë midis grupeve sociale.

Studentët do të kenë mundësinë të marrin njohuri rreth vlerësimit ekonomik të ZM, teknika, shembuj të vlerave të ndryshme që mund të kenë zonat e mbrojtura dhe një shpjegim se si menaxhuesit e zonave të mbrojtura mund të përdorin metodologjitë e vlerësimit si input në proceset e vendimmarrjes financiare dhe menaxheriale. Ky seksion ofron mundësinë e realizimit të disa ushtrimeve praktike për vlerat ekonomike të ZM.

Studentët gjithashtu do të aftësohen në përdorimin e teknologjisë GIS dhe RS. Do të jenë në gjendje të kuptojnë strukturën e te dhenave me te cilat punon GIS/RS. Studentët do të njohin dhe përdorin proceset e krijimit dhe të përpunimit të të dhënave imazh të përftuara nga RS në mbështetje të vendimarrjes hapësinore, pwrfitimet e teknologjise GIS/RS nw studimin dhe manaxhimin e Zonave të Mbrojtura etj.

INFORMACION PRAKTIK

Moduli ALPAsEU do të fillojë në 09/03/2023 deri në 26/05/2023. Pjesëmarrësit në Modul do të kenë mundësi ta ndjekin atë fizikisht në sallën Konrad Adenauer të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë ose online me anë të link-ut që do tu dërgohet përpara fillimit të mësimit.

Mësimi do të zhvillohet ditët e enjte dhe të premte në 15:00 – 18:00.